Monday, December 17, 2018

Shqiptarja ra nga pallati që t’i shpëtonte prostituimit, arrestohen pas një viti tutorët

178
0

Torturohej dhe dhunohej nga tutorët e saj, sepse nuk u bindej që të prostituohej. Kjo është historia e një 26-vjeçarje shqiptare në Itali, e cila në tentativë për t’i shpëtuar klientit të saj nga duart ka rënë nga kati i tretë i një apartamenti.

Ngjarja në fjalë u regjistrua në Albissola (Savona) të Italisë. “Ansa” raporton se pas një viti hetimi, policia arrestoi katër persona: tre vëllezër shqiptarë, 28, 32 dhe 35 vjeç, pronarë të një ndërmarrje ndërtimi si dhe Alessandro Gallinari, 46 vjeç, ish-pronar i një bari në Albissola. Pas ngjarjes ku u përfshi vajza, e cila gjatë rënies pësoi fraktura na trup, policia nisi hetimet, që çoi në arrestimin e 4 personave në fjalë.

Ngjarja ndodhi mes 29 dhe 30 nëntorit të vitit 2017. Pasi i dërgua në spital, vajza e re pohoi se ishte rrahur nga klienti i saj. Tashmë 3 shqiptarët dhe italiani akuzohen për rrëmbim, grabitje si dhe shfrytëzim prostitucioni.

LEAVE A REPLY