Monday, October 15, 2018

Thirrja e deputetit te LSI, Vasilit: Mos u dëshpëroni, idiotësia ka shërim; shkuljen

85
0

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka risjellë disa vargje të shkrimtarit të njohur argjentinas Jorge Luis Borges, ndërsa shkruan se diktaturat sjellin ‘idiotësinë’.

Teksa ironizon qeverinë ‘Rama’, Vasili i bën thirrje qytetarëve që mos të dëshpërohen, pasi sipas tij ka shërim; shkuljen.

“Diktaturat sjellin më të neveritshmen: idiotesine!!!

Gjigandi i letrave argjentinase, i madhi Jorge Luis Borges shkruan:
“Diktaturat sjellin shtypjen, diktaturat sjellin robërinë, diktaturat sjellin mizorinë: më i neveritshëm është fakti që ato sjellin idiotësinë”!
Skaneri i shoqerise tone, ne atdheun tone jep te njejten diagnoze si Borgesi.Por mos u deshperoni, trupi atdheut mbahet, eshte ende i shendetshem, vetem ne kokë ka shume idiotesi dhe kjo e ka sherimin……shkuljen”, shkruan Vasili.

LEAVE A REPLY