Këlliçi: Arsimi, në ditën më të zezë, 41 degë më pak, 110 mijë të rinj kanë ikur nga vendi

0
789

Kryetari I FRPD Belind Këlliçi e konsideron arsimin shqiptar si në ditën më të zezë të tij.

Ai shkruan se sot numërohen 41 degë të mbyllura në universitetet rajonale publike ndërkohë që shton se “Edi Rama I’a ka dalë të largojë nga Shqipëria mbi 110 mijë të rinj si azilantë dhe emigrant në Europë”.

Ja deklarimi i plotë I Belind Këlliçit.

Arsimi ne emergjence kombetare! Pas nisjes se vitit te ri shkollor, ku rezultuan mbi 230 shkolla 9 vjecare te mbyllura ne te gjithe vendin, diten e sotme rradhen e paten universitetet.
Sot numerohen 41 dege te cilat jane mbyllur ne universitetet rajonale publike dhe dhjetra programe studimi te tjera jane drejt mbylljes. Arsimi ndodhet ne diten me te zeze gjate ketyre 5 viteve ne te cilat numri i nxenesve e studenteve eshte ulur me 150 mije. Nderkohe Edi Rama ja ka dale qe ne vetem 5 vite, te deboje nga Shqiperia mbi 110 mije te rinj si azilante e emigrante ne Europe. Megjithate dija dhe edukimi jane e vetmja shprese qe i ka mbetur vendit tone dhe le ti urojme te gjithe studenteve sot, nje vit te ri akademik sa me te suksesshem e plot arritje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here