Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani thotë se mbyllja e plotë e lojërave të fatit është një lajm i rremë.

Reagimi i Manjanit: 

Fake..

——

Nëse dikush ka iluzion se me ligjin e ri të lojërave të fatit do zhduket bixhozi e ka krejt GABIM!

Bixhozi është luajtur, luhet e ka për t’u luajtur pavarësisht se cila “marrëzi” qeveris!

Çështja është se marrëzia aktuale i detyron bixhozxhinjtë të luajnë në biznese monopol.

Pra lojtarët dhe familjet e tyre do paguajnë më shumë për vesin tyre!!!

Edhe më e pashpirt se “marrëzitë” e qeverive të shkuara!

Ndërkohë biznesi i “marrëzisë-qeveri” do ketë fitime super të majme sepse nuk ka më konkurrencë. Është e njëjta sasi lojtarësh që do luajë në pak, fare pak (ndoshta 1 ose 2) kompani…

Edhe kjo (palo) reformë që po i shitet miletit si në favor të tij, nuk është aspak e favorshme për të.

Është njësoj si Reforma në Drejtësi, ku në emër të luftës kundër korrupsionit, mbyllet gjykata e shtetit dhe hapet departamenti i shpifjeve në Parti…

Fake?!

Jo mo çfarë Fake! Tingëllon bukur kjo fjalë!

Janë thjesht mashtrusa!

LEAVE A REPLY