Thursday, April 18, 2024
Home Politikë “Lojrat e fatit”, Manjani: Kush mendon se do zhduket bixhozi, e ka...

“Lojrat e fatit”, Manjani: Kush mendon se do zhduket bixhozi, e ka gabim

0
633
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani thotë se kushdo që ka iluzion se me ligjin e ri të lojrave të fatit do zhduket bixhozi, e ka gabim.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Manjani shprehet se problemi më i madh është se ky ligj i detyron bixhozxhinjtë të luajnë në biznese monopol.

“Është njësoj si Reforma në Drejtësi, ku në emër të luftës kundër korrupsionit, mbyllet gjykata e shtetit dhe hapet departamenti i shpifjeve në Parti”, shprehet më tej ish-ministri.

Postimi i plotë i Ylli Manjanit

Fake..
——
Nëse dikush ka iluzion se me ligjin e ri të lojrave të fatit do zhduket bixhozi e ka krejt GABIM!

Bizhozi është luajtur, luhet e ka për t’u luajtur pavarësisht se cila “marrëzi” qeveris!

Çështja është se marrëzia aktuale i detyron bixhozxhinjtë të luajnë në bisnese monopol.

Pra lojtarët dhe familjet e tyre do paguajnë më shumë për vesin tyre!!!

Ndërkohë biznesi i “marrëzisë-qeveri” do ketë fitime super të majme sepse nuk ka më konkurrencë. Është e njëjta sasi lojtarësh që do luajë në pak, fare pak (ndoshta 1 ose 2) kompani…

Edhe kjo (palo) reformë që po i shitet miletit si në favor të tij, nuk është aspak e favorshme për të.

Është njësoj si Reforma në Drejtësi, ku në emër të luftës kundër korrupsionit, mbyllet gjykata e shtetit dhe hapet departamenti i shpifjeve në Parti…

Fake?!

Jo mo çfarë Fake! Tingëllon bukur kjo fjalë!

Janë thjesht mashtrusa!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here