Rishikimi i kontratës me koncesionarin e Rinasit duhej të ishte bërë më herët

0
780

Rishikimi i kontratës me konçesionarin e Rinasit duhej të ishte bërë më herët. Kreu i Komisionit të Ekonomisë Erjon Braçe vlerëson faktin që tashmë është kontraktuar një konsulent privat për të analizuar normën e fitimit krahasuar me tarifat që aplikohen në aeroport. Aeroporti “Nënë Tereza” vlerësohet të ketë tarifat më të larta në rajon sipas Autoriteti të Konkurencës.

Fitimi i aeroportit të Rinasit ka arritur normën e fitimit me 48 për qind, por përgjatë viteve çmimi i biletave të fluturimit nga shqipëria është më i larti në rajon. Tashmë krijohen kushtet ligjore për rishikimin e ekonomik të kontratës së koncesionit. Por për kryetarin e Komisionit të Ekonomisë Erjon Braçe ky veprim duhej të ishte bërë më parë.

Braçe: Unë mendoj që qeveria është në rrugën e duhur. Po bën një veprim që për mua është i vonuar, duhet të ishte bërë shumë kohë më parë. Që në momentin kur ekulibri për të cilin flitet në nenin e posacëm të kontratës, pësoi një disbalancë të forta dhe norma fitimi që janë mbi 40% dhe arrijnë deri në 48 për vitin që kaloi.

Pavarësisht pretendimeve Sipas Kreut të komisionit konsulenti ka të drejtë të nisë punën për të analizuar situatën.

Braçe: Në këtë moment palës sonë, pra qeverisë i ka lindur e drejta e mbështetur në kontratën koncesionare për të përzgjedhur një konsulent të pavarur, i cili do të bëjë këtë auditim të pavarur për ekonominë e koncesionit.

Konsulenti pritet të krahasojë fitimet e konçesionarit me skenarin bazë të fitimeve që ka patur në kontratën e firmosur me qeverinë shqiptare, si dhe do të analizojë çmimet që u vendos palëve të treta firma koncesionare. Gjithashtu në analizë do përfshihet edhe krahasimi i tarifave të Aeroportit të Tiranës me aeroportet e rajonit, për të parë nëse reflekton një nivel i drejtë.

Aeroporti “Nënën Tereza” ka tarifa 2-fish më të larta krahasuar me rajonin të cilat ndikojnë edhe në çmimet e kripura të biletave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here