Basha: Drejtësisë që mbron Ramën, Ballën, Veliun dhe kriminelët shumë shpejt do t’i vijë fundi

0
589

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka reaguar pas vendimit të sotëm të prokurorisë e cila nuk ka hapur hetim për Edi Ramën, si dhe ka refuzuar të marrë nën hetim Taulant Ballën dhe Ardi Veliun. Sipas Bashës prokuroria e Përgjithshme ka vendosur dy standarde drejtësie në vend, ku Rama dhe kriminelët e tij nuk merren nën hetim ndërsa shqiptarët e thjeshtë dënohen.

Me anë të një postimi në Facebook, Basha shkruan se sot prokuroria, refuzoi të marrë nën hetim Ramë, Ballën dhe Ardi Veliun, dhe nga ana  tjetër deklaron se Saimir Tahiri e ka të legjitimuar jetën e tij në luks, edhe pse akuzohet për trafik droge.

Ja postimi i Bashës:

Prokuroria ka refuzuar të hapë hetimet për Edi Ramën, edhe pse ai mashtroi publikisht se kishte bërë ekspertizë private të audiopërgjimit, me qëllim të qartë që të mbronte një kriminel dhe për të ndikuar dhe kërcënuar organet e drejtësisë që të mos hetonin. Gjithashtu, sot, prokuroria ka refuzuar të marrë nën hetim Ardi Veliun dhe Taulant Ballën. Po sot, prokuroria ka lëshuar përmes mediave të pushtetit lajmin se Saimir Tahiri e ka të ligjshëm gjithë lluksin në të cilin jeton.

Është e njëjta prokurori që burgosi kuksianët, që burgos përditë njerëzit e thjeshtë për shkeljet më të lehta, që heton gazetarët kritikë dhe kundërshtarët politikë.

Në Shqipëri janë vendosur dy drejtësi: një për Edi Ramën dhe kriminelët dhe një tjetër për popullin. Edi Rama dhe kriminelët janë mbi ligjin, kurse mbi popullin ushtrohet dhunë duke abuzuar ligjin. Kësaj “drejtësie” do ti vijë fundi shumë shpejt!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here