Thursday, April 18, 2024
Home Kronika Rexhep Rraja nesër në Apel për “Xhisielën”, kërkon lirinë

Rexhep Rraja nesër në Apel për “Xhisielën”, kërkon lirinë

0
684

Rexhep Rraja, djali i deputetit socialist Rrahman Rraja, do të dalë nesër para Gjykatës së Apelit të Tiranës.

Përmes avokatit të tij, djali i deputetit ka paraqitur kërkesën në Apel për lirimin e tij nga paraburgimi.

Seanca do të zhvillohet në orën 10:30.

Gjyqtarja Shpresa Becaj do të shqyrtojë kërkesën e Rrajës për liri dorëzuar që më 8 tetor, ndërsa hetimet për këtë dosjen janë ende të hapura nga prokurorja Mirela Kapo.

Ai akuzohet për përndjekjen e ish-të dashurës së tij Xhisiela Maloku.

Por kjo e fundit nga ana tjetër ka deklaruar se me Rexhepin ka pasur vetëm marrëdhënie xhelozie dhe se ai nuk e ka keqtrajtuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here