Saturday, April 20, 2024
Home Politikë Audio-përgjimi, Vasili: Rama ekspertizë private, prokuroria akte të paligjshme

Audio-përgjimi, Vasili: Rama ekspertizë private, prokuroria akte të paligjshme

0
625

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili sulmoi kryeministrin Edi Rama lidhur me ekspertizën për audio-përgjimin e publikuar nga PD për çështjen ‘Babalja’ ku implikohet vellai i Xhafajt në pazare droge.

Në një dalje nga selia e LSI-së Vasili tha se prokuroria ka pranuar që ekspertiza ka paqartësi.

“Shqiptarët duhet ta marrin vesh se kryeprokurorja e konsideron kryeministrin si palë private, lidhur me ekspertizën për audio-përgjimin. Rama me provat nga privati, por që nuk i dorëzon. Nga një privat që ka bërë një analizë private. Prokuroria thotë se kryeministri ka çuar provën, por që është e paqartë për provën. Prokuroria ka nxjerre nje akt të paligjshem ”, tha Vasili.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here