Shqiptari kapet me 84 kg drogë në shtëpi

0
884

Guardia di Finanza e Katanias ka arrestuar një shqiptar që në banesën e tij në Tremestieri Etneo mbante të fshehura 84 kilogramë marijuanë.

Gjatë shërbimeve të ndryshme të vëzhgimit dhe kontrollit të territorit, agjentët individualizuan një godinë që përdorej për ruajtjen e substancave të ndaluara dhe që përdorej si banesë nga 35-vjeçari shqiptar M. R.

Kontrolli i apartamentit solli zbulimin brenda dollapit në dhomën e gjumit të sasisë së marijuanës.

Në banesë ishin të gjitha mjetet e nevojshme për konfeksionimin e marijuanës.

Droga e sekuestruar ka një vlerë tregu rreth 600 mijë euro. Shqiptari tashmë është në gjendje arresti në burgun e Piazza Lanzas.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here