Saturday, April 20, 2024
Home Lajme Anija shqiptare Lissus shpëton 73 emigrantë në Egje, mes tyre gra e...

Anija shqiptare Lissus shpëton 73 emigrantë në Egje, mes tyre gra e fëmijë

0
706

Anija Lissus e Forcës Detare shqiptare ka ndihmuar në shpëtimin e 73 emigrantëve në detin Egje.

Anija mori pjesë në dy operacione në harkun e pak orëve për shpëtimin dhe parandalimin e emigrantëve .

Forca Detare diktoi një gomone me 33 emigrantë që po mbyteshin dhe personat në bord që po hiqnin ujin me mjete rrethanore.

Ministria e Mbrojtes raporton se ekuipazhi shqiptar, i përbërë nga zhytës dhe infermierë dhe i pajisur me gomonen e anijes, ka qëndruar në gatishmëri për evakuimin e personave në rast emergjent.

Të 33 emigrantët në gomone, nga të cilët 19 burra, 6 gra dhe 8 fëmijë  sirianë, irakianë, palestinezë dhe kuvajtianë, u imbarkuan në bordin e anijes së Frontex brenda pak minutash.

Gjithashtu Lissus mesnatën e mbrëmshme shoqëroi një tjetër gomone me 40 persona të pikasur nga roja bregdetare turke.

Anija shqiptare mbajti nën kontroll gomonen, deri në imbarkimin e personave në bord, të cilët u dërguan për veprime në portin e Çeshmes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here