Sunday, April 14, 2024
Home Politikë Deputeti i LSI, Vasili: Rama bën check up pas 4 vjetësh, e...

Deputeti i LSI, Vasili: Rama bën check up pas 4 vjetësh, e vunë përpara si lëngaraq

0
760

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot poliklinikën nr.9 në kryeqytet për të bërë kontrollin mjekësor dhe për treguar se ai është tërësisht falas.

Por përmes një postimi në Facebook, kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka akuzuar Ramën se shkoi të bëjë check up pas 4 vjetësh, pasi e vunë përpara si lëngaraq ata të koncesionit.

“Shteti i Edi Rames i paguan Check up-it mijëra ekzaminime te pakryera dhe nuk mbulon me shume se 30% te popullatës”- thotë ndër të tjera Vasili.

Statusi i plotë:

Edi Rama ben check up vetem pas 4 vjetesh,sepse nuk ka vlere.

E vune perpara ata te koncesionit dhe e cuan si lengaraq,e tallen dhe ben helaq para gjithe dynjase,qe te bente check up pas 4 vjet e kusur qe ka filluar.

Te kish pasur vlere do kishte vajtur vajtur qe diten e pare.

Shteti i Edi Rames i paguan Check up-it mijra ekzaminime te pakryera dhe nuk mbulon me shume se 30% te popullates duke provuar qarte se eshte i panevojshem.

Kur ben Edi Rama vleresime per leverdine e check up-it eshte njelloj si pellitjen e gomarit ta shesesh si ariet e Pavarotit.

Rama

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here