Gjonaj në interpelancë me grupet e interesit: Shkurtojmë afatet e shërbimeve në ZRPP

0
639

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, në interpelancën e kërkuar përmes platformës së bashkëqeverisjes të një grupi përfaqësuesish nga sektori bankar, noterëve dhe ndërtuesve premtoi shkurtim të afateve në dhënien e shërbimeve nga Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

Përpara tyre Minsitrja tha se pranë ZRPP-ve ka fluks të madh kërkesash, që pritet të zgjidhen me shtimin e punonjësve, por edhe ofrimin online të shumë prej tyre.

Gjonaj: “Qëllimi ynë kryesor është përmirësimi i shërbimit ndaj komunitetit, qytetarëve dhe target grupeve të caktuara. Këtë po e bëjmë që shumë prej shërbimeve që oforhen nga ZRPP të ofrohen në mënyrë elektronike, janë 51 shërbime që ofrohen në mënyrë të tillë. Që të mos shkoni gjithmonë në zyrat e hipotekave, ne po mendojmë si të shkurtojmë afatet e shërbimeve të ndryshme nga ZRPP”.

Në Hipoteka vijoi Ministrja, nuk do të ketë më raste selektive për dhënien e një shërbimi. Përkundrazi, shërbimi do ofrohet brenda afateve ligjore.

Gjonaj: “Unë si Koordinatore Kombëtare e Antikorrupsionit kam urdhëruar inspektime në mënyrë të vazhdueshme që të mos ketë selektivitet në kohën e shërbimt si dhe të respektohen afatet ligjore për ofrimin e shërbimeve”.

Duke marrë rastin e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Tiranë, ministrja tha se gama dhe fluksi i shërbimeve që aty ofrohen shkon deri në 360 mijë.

Gjonaj: “Ne do iu përgjigjemi me forma të reja të gjitha këtyre kërkesave, që seklektiviteti i rasteve që kanë kërkesa të mos bëhet nga punonjësit e hipotekës, të mundet të përballojmë këresat e qytetarëve me një shërbim cilësor. Profesionalizmi ndikon drejtpërdrejt në shërbim, prandaj edhe do të kemi trajnime të vazhdueshme për punonjësit”.

Në lidhje me shqetësimin e ngritur nga ndërtuesit për pjesët e përbashkëta takuese që konsiderohen si shkelje nga KLSH-ja, Gjonaj premtoi zgjidhje.

Ajo tha se një gjë e tillë mund të rregullohet me një akt normativ apo me një urdhër të ministrit

Gjonaj: “Jemi duke menduar për një zgjidhje, e cila mund të jetë përmes një akti ligjor normativ, apo një edhe një urdhri ministri. Jemi në fazën e studimit, por do ulemi të shohim si mundet të zgjidhim këto problematika të evidentuara edhe nga qytetarët”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here