KQZ zyrtarisht në ngërç, Zguri letër Kuvendit: S’ka kuorum për mbledhje

0
658

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, prej 11 tetorit ka hyrë zyrtarisht në ngërç për shkak të vakancave të krijuara. Parlamenti duhet të kishte nisur procedurën për zëvendësimin e 4 anëtarëve por ndërhyrjet politike ne formulën e kompozimit e vënë në vështirësi zgjedhjen, duke e lënë në dorë sërish të vullnetit politik. Ora News ka siguruar letrën e KQZ-së, ku shpreh shqetësim për mosfunksionimin e institucionit.

8 muaj nga zgjedhjet vendore, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, është në pamundësi  funksionimi dhe në ngërç poltik,  për shkak të përfundimit të  mandatit të 4 anëtarëve.

Këtë shqetësim kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri, ia ka shprehur zyrtarisht  kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Ora News, ka siguruar letrën që mban datë  15 tetor 2018, e firmosur nga Klemet Zguri ku ngrihet ky shqetësim.

Zguri: “Duke qenë se në detyrë tashmë jan vetëm 3 anëtarë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është pa kuorumin e nevojshëm për vlefshmërinë e mbledhjeve dhe veprimtarinë normale të tij”. 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka njoftuar Kuvendin që në 11 shtator për 4 vakancat në institucion, e në bazë të ligjit Komisioni i Ligjeve duhet të kishte nisur procedurën për zëvendësimin e anëtarëve.

Por  për shkak të ndërhyrjeve ekstraligjore të politikës në këtë institucion, formula e kompozimit të Komsionit Qendror të Zgjedhjeve e miratuar me konsensus  në vitin  2012 ka dështuar dhe kjo mund të zgjidhet sërish vetëm me konsensus politik.

Në 15 tetor kur KQZ i shprehte Kuvendit shqetësimin e mosfuksionimit,  kryeparlamentari Gramoz Ruçi, nëpërmjet këtij emaili që Ora News e ka siguruar  i bën thirrje grupeve parlamentare të dërgojnë propozimet për kandidatë.

E njëjta thirrje u përsërit edhe në seancën parlamentare të së enjtes:

Gramoz Ruçi: U bëj thirrje publike kryetarëve të  grupeve parlamentare të bëjnë propozimet pa vonesë me qëllim fillimin e procedurave parlamentare për plotësimin e katër vendeve vakante në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.

Cilët janë grupet parlamentare që duhet të propozojnë kandidat? Cështja është e komplikuar e kjo nuk  sqarohet dhe në thirrjen e kryetarit të kuvendit Gramoz Ruçi.

Nëqoftëse  respektohet  kodi zgjedhor fjalë për fjalë, Partia Demokratike në këtë institucion rrezikon të mbetet vetëm me një anëtar plus kryetarin Klement Zguri,  ndërsa Partia Socialiste merr shumicën e anëtarëve.

Nëqoftëse i referohesh ligjit në germë, gjë që vitet e fundit kjo është shmangur, pasi në të gjitha zgjedhjet që parlamenti ka bërë vitet e fundit, për këtë institucion  ka respektuar parimin e balancës së forcave politike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Në këtë rast nëse respektohet ky parim, Lëvizja Socialisite për Integrim, goditet  në  këtë institucion duke mbetur pa asnjë përfaqësues.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here