Friday, April 19, 2024
Home Politikë Mbyllja e lojrave të fatit, Rama: Deputetët shënjestër e sulmeve me sms...

Mbyllja e lojrave të fatit, Rama: Deputetët shënjestër e sulmeve me sms nga burgu 313

0
682

Kryeministri Rama në Kuvend vijon të mbrojë vendimin për mbylljen e kazinove dhe basteve online.

Madje thotë se opozita ka ndërmarrë “ofensivë”  dhe e quan shpifje akuzat për monopolizimin e basteve online.

Edi Rama: “Shpifje si ajo e monopolit online të mbajnë për vete turpin e përfaqësimit të këtij llumi. Ne dimë më tepër se kaq për këtë ofensivë dhe lidhjet e atyre që shkojnë në banak më banak për të kundërshtuar në mënyrë hipokrite dhe hileqare duke e fokusuar sulmin tek një monopol online, por në fakt janë të lidhur drejtëpërdrejtë me interesat që kulmojnë në qelitë e burgut të sigurisë së lartë në Tiranë”

Rama tha se deputetë të Komisionit të Financave janë shënjestruar nga një sulm vulgar i mesazheve të orkestruara nga burgu 313.

Edi Rama: “Jam i keqardhur që një pjesë e deputetëve, dhe posaçërisht deputetët e Komisionit të Finacanve dhe Ekonomisë janë kthyer në një shenjestër e një sulmi vulgar mesazhesh të orkestruara nga burgu 313.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here