Meta me zyrtarin çek: Është koha për një linjë ajrore direkte Pragë-Tiranë

0
742

Presidenti i vendit Ilir Meta u takua me Kryetarin e Komisionit të Bujqësisë në Parlamentin e Çekisë, Jaroslav Faltýnek.

Në këtë takim, kreu i shtetit shqiptar vlerësoi marrëdhëniet mes dy vende, duke theksuar një inftensifikim të ndjeshëm vitet e fundit.

“Bashkëpunimi mes dy vendeve është intensifikuar ndjeshëm në vitet e fundit në të gjitha fushat. Ju jemi shumë mirënjohës të rinjve çekë për promovimin e bukurive tona natyrore. Mirënjohje për promovimin ndërkombëtar të bukurive të rralla e të panjohura të turizmit tonë malor,” tha Presidenti i vendit tonë.

Meta gjithashtu shprehu idenë e një linje ajrore direkte mes Pragës e Tiranës.

“Ka ardhur koha që të kemi një linjë ajrore direkte mes Pragës dhe Tiranës. Linja ajrore Pragë-Tiranë të jetë funksionale gjatë gjithë vitit. Do t’i fuqizonte akoma më tepër marrëdhëniet mes dy vendeve,” tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here