Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka zhvilluar një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë gjermane Dieter Romann, i cili gjendet në Tiranë për një vizitë dy ditore.
Duke e konsideruar si një takim miqësor, Xhafaj thotë se “Konfirmuam bashkëpunimin e shkëlqyer të derisotëm dhe folëm për projekte konkrete në vazhdimësi. Thellim i shkëmbimit të informacionit mes dy policive tona. Hetime të përbashkëta për kapjen dhe nxjerrjen para drejtësisë të grupeve dhe elementëve kriminalë”.
Po ashtu Xhafaj thotë se u dha Mbështetja në mjete, logjistikë dhe ekspertizë nga Policia gjermane për Policinë e Shtetit.