Thursday, April 25, 2024
Home Politikë Berisha e Basha ulur afër Ballës, Meta bën ‘bashkë’ politikanët shqiptarë

Berisha e Basha ulur afër Ballës, Meta bën ‘bashkë’ politikanët shqiptarë

0
749

Një ceremoni e organizuar nga presidenti Ilir Meta ka bërë bashkë zëra të rëndësishëm të politikës shqiptare, si nga PD dhe PS.

Kështu, gjatë ceremonisë zyrtare të vlerësimit të ish-ministrit të Jashtëm italian, Franco Frattini me Dekoratën e lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, ishin të pranishëm ish-kryeministri Sali Berisha, lideri i PD-së Lulzim Basha, ndërsa kishte përfaqësues edhe nga kampi i socialistëve.

Të pranishëm në sallë ishin edhe kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha, apo dhe deputeti i PD-së Tritan Shehu. Pavarësisht se mes socialistëve dhe opozitës ka pasur përplasje në distancë për një sërë çështjesh që ‘ziejnë’ këto ditë, ata i kanë lënë mënjanë konfliktet politike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here