Saturday, April 13, 2024
Home Kronika I vodhi çantën me 800 euro kosovarit, arrestohet polici i burgut të...

I vodhi çantën me 800 euro kosovarit, arrestohet polici i burgut të Fushë Krujës

0
873

Një polic në burgun e Fushë Krujës ka rënë në prangat e policisë me akuzën e vjedhjes.

I arrestuari është shtetasi Sokol Pjetërgjoka.

Ky i fundit dyshohet se ka vjedhur një shtetasi kosovar 800 euro, të cilat i janë gjetur në kasafortën e burgut .

Shtetasi kosovar e denoncoi humbjen e parave dhe sipas përshkrimit të dhënë u bë i mundur dhe identifikimi i Pjetërgjokës.

Si ndodhi ngjarja
Kosovari e mori me mjetin e tij dhe e çoi në vendin e punës, policin. Në automjet udhëtonin edhe dy shtetas të tjerë, kosovarë.

Kur ka zbritur, punonjësi i policisë ka marrë edhe çantën e njërit prej kosovare që ishin në makinë. Pas denoncimit të shtetasit kosovar, polici është mbajtur nën vëzhgim.

Sendet e vjedhura u gjetën në kasafortën në vendin e punës së Policit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here