Kotzias ikën dhe lëshon ‘bombën’, Greqia do marrë 12 milje det nga Shqipëria

0
607

Nikos Kotzias, i dorëhequr pak ditë më parë nga posti i ministrit të jashtëm në Greqi, ka dorëzuar sot detyrën te kryeministri Alexis Tsipras.

Gjatë ceremonisë së dorëzimit të detyrës Kotzias tha se Greqia është gati të zgjerojë ujërat e saj territorialë në krahun perëndimor, 12 milje detare.

Në njoftimin për mediat, thuhet se zgjerimi prej zonën detare nga ishujt Diapontia, një grup ishujsh të vegjël në detin Jon-ku bën pjesë edhe Otonoi, -deri në Antikythera, një ishull që shtrihet mes Peloponezit dhe Kretës.

‘Ky është një zgjerim i rëndësishëm politik i sovranitetit të vendit, për herë të parë që prej kohës kur Greqia përfshiu grupin e ishujve Dodecanese (më i madhi i të cilit është ai i Rodosit)’, tha Kotzias, duke shtuar se dekretet presidenciale janë gati.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here