Ligji për teatrin, Vasili: Unë jam me “Komisar Katanin”

0
542

Kreu i deputetëve të LSI-së Petrit Vasili ka përshëndetur deklaratën e aktorit të madh Italian Michele Placido I cili e konsideroi shëmbjen e godinës së Teatrit Kombëtar si një akt barbar.

Vasili I krahasoi deklarimet e Placidos me ato të kryeministrit Rama të cilin ai e cilësoi si “një sharlatan të mjerë në logjikë, të trashë në argumentim dhe bajat në shqipen e tij të varfër”.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit

Une jam me Michele Placidon dhe jo me shqipen e sakatuar të shkollëpaktit.

I madhi Michele Placido foli për Teatrin tonë Kombëtar dhe tha
“Shembja e kësaj godine do të ishte një akt barbar që do të shkonte kundër historisë së vendit tuaj, megjithëse nuk besoj se qeveria shqiptare do ta ndërmarrë një hap të tillë”.
Placido e konsideron si një mision mbrojtjen e kësaj ndërtese dhe shton:
“Një vend nuk mund të ndërtohet duke shkatërruar ndërtesat e vjetra kulturore, sepse nuk është kjo mënyra se si ti i prezantohesh Evropës. Nuk mendoj se do ta bëjë këtë gabim qeveria shqiptare, sepse do të shkatërronte një pjesë të kulturës shqiptare.”

Por ja çfarë thotë shkollëpakti Rama në studion e Canit:

Rama: Teatri do ndërtohet … nuk kam ndërruar mendje
Rama: Unë kam pyetur shumë vite përpara arkitektë të ndërtimeve të ndryshëm dhe ekspertë të fushës së trashëgimisë, nga ata seriozët, dhe s’kam dëgjuar një të më thotë kjo duhet ruajtur dhe duhet mbajtur.”

Gjykoni vetë se çfarë sharlatani kemi në krye të qeverisë, të mjerë në logjikë, të trashë në argumentim dhe bajat në shqipen e tij të varfër si një përzierje mendimesh moçalore që kutërbojnë boshllëk idesh dhe horizonti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here