Traineri Shkodra Elvis Plori jep doreheqjen nga Kastrioti

0
878

Elvis Plori nuk është më trajner i Kastriotit dhe këtë e pranoi vetë tekniku shkodran pas humbjes ndaj Kukësit.

“Është shprehja që fati ndihmon më të mirin. Kukësi ka kualitete dhe nuk ia zbeh dot forcë. Nëse bëj analizë të lojës, këtu nuk ishte e drejtë thënia pasi ne kishim bërë një vendosje perfekte në pjesën e parë. Vetëm, aftësitë individuale e lejuan Kukësin të dilnin para ndërsa si grup i zbehëm. Duke ditur shpejtësinë dhe teknikën e Roxherit ishim mirë. Nëse do të shënonim penalltinë do të merrte loja tjetër rrjedhë. Ishte mungesa e eksperiencës dhe emri që vijmë nga kategoria e parë që ndikoi.

Me Kastriotin e kam mbyllur, nuk më ka humbur besimi. Ka ardhur koha që ta mbyll pasi nuk është vetëm loja e mirë dhe lidhjet me presidentin. E bëra edhe një hap para 3 javësh dhe nuk ma pranuar por këtë radhë kam bërë me kokën time pasi duhet ndryshim. Një fytyrë e re në stol bën mirë ndoshta.

Duhet te kthjellohemi të gjithë, nuk duhet ta marrim sportin si shabllon vetëm me fitore e barazime. Unë e nisa duke folur për vlerat e djemve. Unë e marr sportin me një kulturë tjetër se vij nga një qytet ku jam rritur me sportin. Nuk është se jam nën presion nga presidenti, klubi është organizuar me aq forca sa kemi pasur.

Kemi bërë gabime edhe ne, po i ndodh çdo klubi, blerje që nuk ishin efikase. Është dashur të ndërhyjë me pjesën e mbrojtjes, një personazh që na garantonte më shumë. Na duhej edhe një sulmues, por atë po e kërkon e gjithë Shqipëria. Është në varësi edhe prej buxhetit. Pikët bëjnë diferencën, diferenca bëhet me skuadra të mira si Kukësi, nëse merrnim tre pikët sot, gjithçka do të trajtohej ndryshe”, u shpreh Plori.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here