Trajneri i Kukësit Armando Cungu ishte i ftuar në emisionin “Zona Gol” në Supersport. Tekniku shkodran foli mbi arrestimit të Armir Grimës duke shprehur qëndrimin e tij në lidhje me këtë çështje si dhe për faktin skuadra që ai drejton ka shumë lojtarë të rinj që nuk e njohin mirë Superioren dhe presionin që u sjell objektivi madhor i titullit kampion.

GRIMA – “Më ka çuditur arrestimi i Grimës. Nuk e kuptoj pse ai po qëndron në paraburgim. E njoh prej shumë vitesh, është një njeri që i ka dhënë shumë sportit si lojtar, por edhe në nivele drejtuese. Shpresoj që akuzat ndaj tij të bien dhe ai t’i rikthehet jetës normale, familjes, pse jo dhe sportit, pasi futbollit i mungojnë figurat”.

“Kukësi është një ekip i ri. Vetëm Shameti është lojtar me eksperiencë në këtë skuadër. Lojtarët e rinj nuk e njohin mirë Superioren dhe iu duhet kohë të mësohen me presionin që shoqëron klubet me objektiva madhorë si Kukësi”.

LEAVE A REPLY