FOTO/ Kush është sportisti shkodran qe u arrestua sot per lende narkotike (Emri)

0
1248
Bulgaria's Elis Guri reacts as he wrestles with Sweden's Carl Fredrik Stefan Schoen in their men's 98kg greco-roman quarter-final match on August 16, 2016, during the wrestling event of the Rio 2016 Olympic Games at the Carioca Arena 2 in Rio de Janeiro. / AFP / Jack GUEZ (Photo credit should read JACK GUEZ/AFP/Getty Images)

SHKODER- Një nga 27 personat e arrestuar nga policia në tre ditët e fundit në kuadër të një mega operacioni të shtrirë në 12 qarqe të vendit është edhe një sportist.

Bëhet fjalë për mundësin Elis Guri nga Shkodra, i cili është në listën e personave të arrestuar nga policia për veprat penale të ”Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve” dhe të  ”Trafikim i narkotikëve”.

 

 

Mega Operacioni i koduar “VOL-VO 4” është shtirë në 12 qytete nga Hasi deri në Sarandë dhe janë goditur anëtarë nga 4 grupe të skeduara kriminale, në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”.

Kush është Elis Guri:
Elis Guri ka lindur në Shkodër, më 6 korrik 1983 dhe është një sportist shqiptar i mundjes klasike në peshën 96 kg. Suksesi i tij më i madh shënohet së pari në Kampionatin Europian  që u zhvillua në Finlandë, ku Elis Guri shpallet fitues i medaljes së bronzit në peshën 96 kg.

Por dhe në Kampionatin Botëror 2007 Elis Guri klasifikohet i 7-ti në peshën 96 kg, duke fituar të drejtën e përfaqësimit me kualifikim në Lojërat Olimpike “Pekin 2008″.

Si pjesëmarrës për herë të parë në një olimpiadë, Guri renditet në vendin e 8-të, duke shënuar dhe rezultatin e dytë më të mirë të arritur nga kuqezinjtë tanë. Të tjera rezultate të Gurit mund të përmendin vendi i 7-të në Lojërat Mesdhetare “Almeria 2005″, medalje argjendi në turneu botëror Trofeu “Milone 2006″.

Tani, Elis Guri garon për Bullgarinë dhe me 13 shtator 2011 merr medaljen e arit në Kampionatin Botëror të Mundjes në kategorinë 96 kg. Guri u largua nga Shqipëria më 2008.

 

Marre nga: Balkanweb

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here