Iu arrestua vëllai me kokainë, dorëhiqet drejtori i Ramës

0
578

Iu arrestua vëllai me kokainë, dorëhiqet drejtori i Ramës

Drejtori i Patentave Arben Isaraj është dorëhequr nga posti që mbante prej më shumë se 1 viti.

Vendimi i dorëheqjes së Isarajt, ka ardhur pasi të shtunën policia ka arrestuar vëllain e tij me drogë në Tiranë.

Altin Isaraj u prangos gjatë kontrolleve të policisë.

Uniformat blu e mbajtën të fshehtë për 48 orë arrestimin e tij, por pas denoncimit të gazetarit Basir Çollaku, policia e pranoi dhe bëri një deklaratë të shkurtër.

Pak orë pasi Gjykata e Tiranës e la në burg Altin Isarajn, ka ardhur edhe dorëheqja e drejtorit të Patentave, Arben Isaraj.

‘Largohem për të mos ndikuar në procesin ndaj vëllait tim’, shkruan në letrën e tij Arben Isaraj.

Dorëheqja është dorëzuar pasditen e sotme Damian Gjiknurit dhe Edi Ramës.

Image

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here