Thursday, April 18, 2024
Home Kronika Klement Balili dhe Lul Berisha i shpëtojnë arrestimeve të së dielës

Klement Balili dhe Lul Berisha i shpëtojnë arrestimeve të së dielës

0
985

Njësitë speciale të policisë kanë ushtruar kontrolle në banesat e fshatit Sjtar në Delvinë dhe në Sarandë, ky dyshohej se fshihej Balili, i konsideruar si Escobari i Ballkanit, por personi në kërkim nuk është gjetur.

Mësohet se policia ka lënë të lirë edhe tre personat e shoqëruar gjatë kontrolleve në fshatin Stjar.

Kontrollet për arrestimin e Klement Balilit janë bërë në Vlorë, Sarandë e Delvinë.

Emri i Klement Balilit u bë i njohur pasi grupi i tij u godit në Greqi, falë një hetimi ku ishte përfshirë dhe DEA amerikane.

Disa përpjekje të njëpasnjëshme të policisë për kapjen e tij kanë përfunduar pa sukses.  Ndërkohë ish-ambasadori amerikan, Donald Lu ka vënë në dukje mos arrestimin e tij duke e cilësuar dështim.

Iken dhe Lul Berisha

Policia ka ushtruar kontrolle dhe në banesën e Lulzim Berishës në Durrës pas dyshimeve për aktivitet kriminal.

Mësohet se Lulzim Berisha nuk u gjet në banesë, gjithashtu nuk janë gjetur sende të paligjshme

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here