Tuesday, July 16, 2024
Home Aktualitet Mbyllja e lojërave të fatit, Shyti: Kërkojmë bashkëpunim me shtetin, në të...

Mbyllja e lojërave të fatit, Shyti: Kërkojmë bashkëpunim me shtetin, në të kundërt flet ligji

0
649

Vendimi i qeverisë ka qënë i qartë. Që prej datës  1  janar  kompanitë  e basteve  nuk do të operojnë  më në tregun shqipëtar.

Një projektligj ky  që  ka nxitur jo pak reagim në   opinionin  publik e tashmë ka vendosur të  thotë fjalën   e saj edhe shoqata e  kompanive  të basteve sportive. Në konferencën për shtyp që  u zhvillua  gjatë ditës  së hënë, kryetari  i kësaj shoqatë Artan Shyti ka kërkuar bashkëpunim me shtetin  në emër të shoqërive të basteve të licencuara.

Shyti u shpreh se këto shoqëri janë të gatshëm që të respektojnë menjëherë ligjin e lojërave të fatit  në kategorinë e basteve sportive.

Sipas  Shytit, kompanitë e licencuar janë mëse të hapur për të reduktuar në 50 përqind  numrin e pikave  sekondare të basteve brenda  vitit 2019 dhe për të  vijuar me një minimizim kostant të numrit te tyre në vitet pasardhëse. Një tjetër kusht  që kompanitë e basteve janë dakord  për ta plotësuar  është zbatimi i distancave deri në 100 metër  nga institucionet  arsimore  dhe fetare  si dhe  eleminimi i  spoteve  publicitare në media.

Kreu i  shoqatës se kompanive të basteve i  kërkoi  qeverisë  përfshirjen e palëve  përfaqesuesve të ketij biznesi në  komisionin ku do të diskutohen të gjitha pikat e projektligjit.

“Kërkojmë publikisht që të jemi të ftuar në këtë komision, siç na takon bazuar në ligj, çdo grupi interesi që preket nga një akt ligjor që është në miratim. Janë biznese të ligjshme, të licensuara për një periudhë 10 vjeçare. Nuk kanë konsumuar as 1/3 e licensës së tyre dhe është normale që në një shtet që mbron lirinë e pronës, lirinë e aktivitetit dhe biznesit. Në momentin që nuk ka mirëkuptim çështja do të kalojë në rafshin gjyqësorë.“-tha Shyti.

Shyti  e  përfundoi fjalimin e tij duke  i vënë theksin impenjimit që kompanitë e licensuara  të basteve do të kenë për  të realizuar  objektivat  e  qeverisë  për reduktimin e këtij aktiviteti që sjell pasoja sociale në vend  por në të njëjtën kohë  do të kërkojnë  të mbrohen interesat e bizneseve të këtij  sektori dhe të individëve të shumtë të punësuar në të.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here