Sunday, September 24, 2023
Home Politikë Basha në prokurori: Edhe dy deputetë PS në aferën e milionave me...

Basha në prokurori: Edhe dy deputetë PS në aferën e milionave me “Toyota Yaris”

0
707

Kryetari i PD-së Lulzim Basha u paraqit në prokurori lidhur me hetimet për milionat të cilat u futën në Shqipëri me ‘Tyota Yaris”.

Basha akuzon prokurorinë se është e kapur nga krimi dhe Rama dhe në vend që të hetojë se kush qëndron prapa transanksioneve kriminale dhe kush i garanton këto akte kriminale po e trajton si nxjerrje të sekretit shtetëror.

“Prokuroria ka kërkuar dëshminë time për hetimet që ka hapur lidhur me nxjerrjen e sekretit shtetëror sa i takon veprës kriminale të futjes së parave të krimit me Toyota Yaris. Ky veprim dëshmon se denoncimet e mia publike për përfshirjen e Taulant Ballës janë të vërtret.

Në këtë aferë janë pëfshirë dhe Ulsi Manja dhe Jurgis Çyrbja” tha Basha pasi doli nga prokuroria

Basha: Ka prova per arrestimin e Taulant Balles

“Kam ardhur me dëshirë për ti dëshmuar shqiptarëve se ku ka degraduar sistemi i hetimit. Në vend që të hetojë se kush qëndron prapa transanksioneve kriminale dhe kush i garanton këto akte kriminale po e trajton si nxjerrje të sekretit shtetëror. Prokuroria ka prova dhe fakte të mjaftueshme për të kërkuar menjëherë arrestimin e Taulant Ballës, për të kërkuar dekada burg për Saimir Tahirin, Damian Gjiknurin, Vangjush Dakon e Qazim Sejdinin”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here