Qafë Botë, zbulohen 145 220 paund të fshehura në lavatriçe, pranga 25 vjeçarit

0
1694

Policia dhe Dogana bllokojnë në Qafë- Botë 145 220 paund. Në pranga ka rënë poseduesi i tyre, shtetasi Denis Duro 25 vjeç banues në Korçë, me akuzën për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”

Policia thotë se ky shtetas duke udhëtuar me automjetin tip Mecedes-Benz Sprinter, me targa BV 67 KWN, ka hyrë nga Greqia për në Shqipëri nëpërmjet pikës së kalimit kufitar Qafë -Botë, Sarandë.

“Shtetasi Denis Duro në hyrje në pikën e kalimit kufitar Qafë-Botë, ka deklaruar mallrat që transportonte, lavatriçe dhe frigoriferë, ndërsa shumën e parave nuk e ka deklaruar, por e kishte fshehur” sqaron policia.

Më pas, strukturat operativo-hetimore të Doganës në Sarandë në bashkëpunim me Policinë, kanë ndaluar në aksin rrugor Qafë-Botë -Sarandë automjetin që drejtohej nga ky shtetas dhe e kanë shoqëruar në PKK Kakavije për një kontroll të imtësishëm me Skaner, pasi Strukturat operativo – hetimore të Doganës dhe Policia dispononin informacion se ky shtetas po transportonte një shumë të madhe parash, të cilat nuk i kishte deklaruar në kufi.

Pas kontrollit të imtësishëm dhe me skaner të bërë në Kakavijë, në disa lavatriçe, Policia dhe Strukturat operativo-hetimore të Doganës, gjetën dhe sekuestruan 145 220 paund anglezë dhe skocezë.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Denis Duro dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë për veprime të mëtejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here