Çfarë ka ndodhur me punësimet nga janari në shtator, Rama publikon shifrat

0
560

Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të mërkurë duke nxjerrë shifrat e punësimit nga muaji janar deri në shtator të këtij viti.

“Me këtë informacion mbi progresin e punësimeve të 9 muajve të fundit nga Zyrat e Punës, ju uroj një ditë të mbarë”, duke publikuar videon që gjeni më poshtë.

Në video jepen shifrat e punësimeve të reja me ndërmjetësimin e zyrave të punës, në të 12 qarqet e vendit.

Në total nga janari deri shtator 2018, janë 23205 të punësuar në të gjithë vendin.

Ndërkohë për këtë periudhë në Berat janë punësuar 1449 persona, në Dibër 660 të punësuar, në Durrës 3273 të punësuar dhe në Elbasan 1415 të punësuar.

Ndërkohë në Fier nga janari deri në shtator, janë punësuar 2601 persona, në Gjirokastër 761 të punësuar, në Korçë 1840 të punësuar, në Kukës, 9560 të punësuar, në Lezhë 950 të punësuar, në Shkodër 1682 persona, në Tiranë 5196 persona dhe në Vlorë 2401 të punësuar.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here