Wednesday, October 4, 2023
Home Kronika E vranë e i morën drogën, zbulohet identiteti i shqiptarit në Australi

E vranë e i morën drogën, zbulohet identiteti i shqiptarit në Australi

0
1075

Dy persona të tjerë kanë përfunduar në prangat e policisë australiane pas vrasjes së një 45 vjeçari shqiptar në periferinë veri-lindore të Adelaide.

Viktima është identifikuar si Urim Gjabri.

Policia bastisi një banesë në Murray Bridge, duke arrestuar një 23 vjeçar i quajtur Matt Tenhoopen dhe 20-vjeçaren Bridie McCormack.

Policia thotë se të dy të akuzuarit janë pjesë e një bande të përfshirë në sulmin tronditës ndaj burrit me origjinë shqiptare Urim Gjabri.

Http2f2fprodstatic9netau2f2fmedia2f20182f102f242fmurderarrets

45 vjeçari u gjet i vdekur brenda shtëpisë së tij në orët e hershme të 12 tetorit, tri ditë pasi ishte vrarë.

Tenhoopen akuzohet për vrasje, për krime të rënda dhe vjedhje, ndërsa vajza akuzohet për ndihmë ndaj autorit dhe trafikimin e kanabisit.

Këto arrestime pasojnë arrestimin e mëhershëm të 35 vjeçarit Aaron Carver, i akuzuar më parë për vrasjen e Gjabrit këtë javë.

Burri u arrestua në Queensland gjatë fundjavës pasi u zbuluan gjurmë të ADN-së së tij në një filtër cigareje në vendngjarje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here