Pas pak luhet në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës ndeshja Vllaznia U-19-Astana U-19, e vlefshme për UEFA Youth League, ose Championsi i të rinjve, ku skuadra shkodrane për pjesë për herë të dytë në fazën e play-off-it.

Vllaznia ka humbur 3-1 në fushën e Astanës dhe sot i duhet të fitojë 2-0 për t’u kualifikuar, një mision i vështirë, por jo i pamundur. Me mbështetjen e tifozëve në shkallët e stadiumit, skuadra e trajnerit Zmijani do të përpiqet të realizojë ëndrrën e kualifikimit.

Shkodranët duhet të luajnë në sulm, pasi u duhen dy gola, por gjithashtu duhet shumë kujdes në mbrojtje për të mos pësuar gol.

 

Formacionet zyrtare  

Vllaznia: Qarri, Rahova, Smajli, Repaj, Mehja, Qardaku, Ndreca, Lisaj, Palushani, Asllani, Shima.

Astana: Saenko, Zhakipbajev, Iliasov, Iskakov, Sagnajev, Mazhit, Prokopenko, Karimov, Kairkenov, Skvortsov, Zhumadilo.

Gjyqtar: Faruxha Çan Trustin (Maltë)

 

LEAVE A REPLY