Wednesday, October 4, 2023
Home Politikë “Shqyrtimi i ankesave”, Rama: Ka ikur koha e diferencimeve

“Shqyrtimi i ankesave”, Rama: Ka ikur koha e diferencimeve

0
448

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me qytetarët dhe prezantimit të zgjidhjeve së ankesave, të cilat janë adresuar tek portali “Shqipëriaqëduam.al”, deklaroi se e gjithë vëmendja është tek njerëzit.

Nga kryeministria, qytetarët kryesisht të moshave të treta bën apel që portali të jetë më i aksesueshëm. Ndërkohë, Rama tha se ka marrë fund koha kur qytetarët trajtoheshin  me dallime  nga institucionet shtetërore.

Shefi i qeverisë shtoi mes tjerash se falë reformës kanë ndryshuar kushtet tek skema e pensioneve. Ai nënvizoi faktin se në vëmendje të politikave të qeverisë do të jenë të gjithë pensionistët e Shqipërisë.

“Më vjen shumë mirë që platforma është një mekanizëm që ndihmon pa dallim që të gjithë, por edhe ato që janë më të dobët, të cilët kanë qenë pa përkrahje në zyrën e shtetit. Sepse zyra e shteti kështu i ka trajtuar njerëzit me vite të tëra.Ne kemi një paketë solidariteti për pensionistët, që është e konsoliduar në zërat e buxhetit si asnjëherë më parë. Kemi kompensuar edhe boshllëqet që  la pas mungesa e reformës së pensioneve. Pensionet që dalin pas reformave tona, ato janë rritur. Sot pas reformës, tavani nuk ekziston, pensioni bazohet tek sigurimet. Nëse më parë në fund të vitit jepej një gjel deti, sot kemi të bëjmë me diçka jo thjesht modeste”, tha Rama.

Biseda mes qytetarit dhe kryeministrit:

Qytetari: Arsyen se pse jam këtu, e trajtoi koordinatorja. Për portalin, me thënë të drejtën unë jam 80 vjeç dhe portalin nuk di ta përdor. Shkova në një qendër interneti dhe  më ndimuan ta shruaja mirë e bukur, në krye të 10 ditëve do të marrësh përgjigje, për të cilën kam bërë kërkesë që nga viti 2016. Më jepej e njëjta përgjigje si ajo e të parës. Duke patur besim, unë iu drejtova portalit dhe në krye të 10 ditëve ma dhanë përgjigjen. Portalin duhet ta sqarojë edhe televizioni. Shtypi duhet t’i sqarojë më mirë për hallet e qytetarëve.

Rama: Nuk e di pse nuk keni provuar tek njësia administrative është plotësisht e mundur aplikimi i kërkesës apo ankesës në platformë. Edhe zyrat e postës, që janë po ashtu në dispozicion. Nga shtypi mos prisni edhe aq shumë, sepse e kanë mendjen tek incizimet dhe filmat. Për lojërat e fatit  thonë se është aksion  për të tërhequr vëmendjen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here