Wednesday, October 4, 2023
Home Kronika ‘Vol-Vo 4’, i arrestuari shpërthen në gjyq: Edi Rama na bëri ‘koka...

‘Vol-Vo 4’, i arrestuari shpërthen në gjyq: Edi Rama na bëri ‘koka turku’

0
667

“Jeni urdhëruar nga Rama për të bërë një show dhe për të na bërë si ‘koka turku’ për t’u afruar me BE”. Kjo ka qenë akuza e njërit prej të arrestuarve gjatë mega-aksionit për operacionin ‘Vol-Vo 4’, sot në sallën e gjyqit tek Krimet e Rënda.

Genc Zeneli lëshoi akuza të ashpra kundër prokurorëve të cështjes, ndërsa tha se të gjithë të arrestuarit ishin ‘koka turku’, për të plotësuar kushtet e qeverisë për të qenë pjesë e BE. Kujtojmë se Zeneli është i arrestuar si pjesë e të ashtuquajturës ‘Banda e Ndokës’ që akuzohet se tjetërsoi tokat në zonën e ‘Ranës së Hedhun’.

Zeneli rezulton sipas një kontrate fiktive shit-blerje prone të jetë i martuar me shtetasen Lule Zeneli, ish punonjëse hipoteke gjithashtu e arrestuar në kuadër të organizatës kriminale, por në të vërtetë ata nuk janë bashkëshortë.

Sipas prokurorisë ka dyshime se ky fakt është bërë për të kaluar lehtësisht një sipërfaqe toke nga njëri bashkëshort tek tjetri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here