Wednesday, April 24, 2024
Home Politikë Ambasadori i OSBE për reformën zgjedhore: Jemi në rrugë të mirë

Ambasadori i OSBE për reformën zgjedhore: Jemi në rrugë të mirë

0
597

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchardt,  thotë se reforma zgjedhore është në rrugë të mbarë.

Duke folur nga Korça, Borchardt u shpreh se tashmë ekziston një  bazë e sofistikuar për diskutim e cila mund të përmirësohet.

Bernd Borchardt: Jemi të angazhuar në procesin e reformës zgjedhore. Jemi në rrugë të mirë. Kjo është në dorë të shqiptarëve për të vendosur. Është një bazë e sofistikuar për diskutim e cila mund të përmirësohet. Dhe kjo ka nevojë për një diskutim të gjerë. Psh kishte diçka që me pëlqen shumë. Rregulli i barazisë gjinore.

Nga ana tjetër, Ambasadori i OSBE, ngriti shqetësimin për procesin e apelit.

Bernd Borchardt: Procesi i apelit i rekomanduar nga ne nuk është bërë.Kërkojmë me ngulm që të bëhet.

I pyetur për opozitën jashtë parlamentit, Ambasadori u përgjigj shkurt:

Bernd Borchardt: Demokracia duhet të jetë në parlament.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here