Arrestohet në Greqi “Pasari shqiptar”, sarandioti i rrezikshëm me 7 emra

0
518

Policia greke ka vënë në pranga një 44-vjeçar shqiptar nga Saranda, i konsideruar tepër i rrezikshëm nga autoritetet vendase.

Ai  njihet në  Greqi si “Pasari shqiptar”, referuar kriminelit te rrezikshëm grek Kostandinos Pasaris, i cili vrau disa policë në Greqi dhe u kap në Rumani.

Arrestimi i tij ui bë në lagjen ‘Kalithea’ të Athinës. Së bashku me të  u ndalua dhe një tjetër shqiptar 29-vjecar.

Sarandioti është kapur me një pistoletë, ndërsa ndaj tjetrit kishte urdhër arresti për vjedhje.

Për policinë greke, sarandioti 44-vjeçar njihej me pseudonimin “Merkuri” dhe përdorte 10 emra markash, 7 emra, 6 pseudonime dhe 4 mëmësi.

Identiteti i tij i vërtetë u vërtetua në vitin 2008 pas bashkëpunimit me policinë shqiptare.

Ai u arrestua në Greqi në vitin 2008 për një serë grabitjesh, kundërshtim me armë të policisë, por dhe për një vrasje të ndodhur ne Greqi si shenjë hakmarrje për një tjetër vrasje te ndodhur ne Sarande në fillim të viteve ‘90. Ai kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu, pas kryerjes së dënimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here