Edmond Panariti: Ushqimi! Po vetëhelmohemi dhe vetëposhtërohemi

0
469

Ushqimi! Po vetëhelmohemi dhe vetëposhtërohemi nga lajme dhe institucione “fake”! Sepse Shqipëria zyrtare as nuk analizon, as nuk raporton dhe as e mbron sigurinë e saj ushqimore.

Prandaj Banka Botërore dhe jo vetëm ajo po na e nxin fytyrën. Nderkohe me zell te madh, pa asnje skrupull dhe verifikim, me fake news të sajuara neper portale dhe media po e ndotim vete ushqimin dhe buken tonë të perditeshme. Po vetehelmohemi!

Qytetaret janë në panik dhe te corientuar nga ky vrer i paparë viral në media! Banka Boterore, Autoriteti Evropian i Ushqimit po e mbajne shenim këtë vrer dhe po na zhytin ne klasifikimet e tyre.. Institutet, laboratoret tashme të zbrazur nga arratia e profesionisteve janë kthyer në refugium peccatorum (strehe e mekatareve) dhe nuk shprehen! Nuk ndihen!….

As e konfirmojne dhe as e hedhin poshte këtë vrer dhe helm…Në këtë terr, po lulezojne spekullimi dhe spekulantet… U bllokuan kaq e aq ton mish me salmonele! Kush e analizoi, kush e zbuloi, kush e çertifikoi?

Heshtje?!Asgje, as një analize apo dokument! U bllokuan kaq e aq litra vaj ulliri fals… Pse, si, ku, sa? Ku janë flete analizat, metodat, besueshmeria? Heshtje! Rremuja vazhdon dhe bashke me të paniku dhe pasiguria.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here