Kuvendi gati ndalimin e pijeve energjike për të miturit, Braçe: Ja dëmet që shkaktojnë

0
450

Kuvendi i Shqipërisë ka nisur seancën me diskutimet me projektligjin për mbrojtjen e të miturve nga pijet energjike. Deputeti Erjon Braçe u shpreh se duhet të ndalojmë urgjentisht pijet energjike për fëmijët nën 18-vjeç me qëllim parandalimin e pasojave shëndetësore.

Ai u shpreh se përpos ndalimit të konsumit të pijeve energjike dhe pijeve të gazuara që përmbajnë sheqer të shtuar duhet kufizuar edhe marketingu i pijeve energjike.

Në fjalën e tij para deputetëve, Braçe renditi edhe rreziqet te fëmijët nga konsumimi i këtyre pijeve.  Projektligji parashikon gjobë 10 mijë lekë kush u shet pije energjike fëmijëve.

Pijet energjike, apo me gaz me sheqer të shtuar shkarkojnë dëme sa alkooli. Kombinimi me koktejle shkakton një dëm akoma më të madh në organizimin e fëmijëve. Konsumimi i këtyre pijeve shkakton; probleme në zemër, i bën nervozë, sjell çrregullime, ankth, marramendje, 51% e telefonatave nga urgjenca janë për fëmijët, sjell presion të lartë të gjakut, veçanërisht te moshat e reja, fëmijë dhe adoleshente.

Të njëjtat kërcënime vijnë edhe  nga pijet energjike me sheqer të shtuar, shkaktojnë; obezitet, dëmtime te dhëmbët apo probleme të tjera. Kërkoj mbështetjen e kolegëve për të vendosur kufizime në tregtimin e dhe konsumimin e pijeve energjike për fëmijët deri në moshën 18-vjeç. Ndëshkim për të gjithë madhorët, që u ofrojnë fëmijëve pijeve energjike marrë nga dyqanet. Kufizimet vijojnë me ata që i tregojnë brenda klubeve apo koktejle, të ndaluara për fëmijët. Kufizime të forta edhe për reklamën e këtyre kompanive agresive, drejtuar fëmijëve për të konsumuar pijet energjike me sheqer të shtuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here