Pas nismës së deputetit të Partisë Socialiste, Erjon Braçe, e cila ka për qëllim mbrojtjen e fëmijëve nga konsumi i pijeve alkoolike dhe atyre energjike dhe pijeve të gazuara, këtë nismë e kanë përshëndetur edhe deputetë të tjerë brenda Partisë Socialiste dhe kanë përgëzuar deputetin, duke thënë se kjo nisëm do të krijojë një sferë të shëndetshme për të gjithë familjet shqiptare.
Deputetet Vasilika Hysi dhe Elisa Spiropali teksa folën në seancën plenare, theksuan se ky miratim i projektligjit do të ndihmojë në përmirësimin dhe mbrojtjen e të miturve nga tregtimi i këtyre pijeve.
“Sot është një seancë nga më të dobishmet pasi do të votohen dy projektligje të rëndësishme. Konsumi i përditshmen nuk ka ngjyrë partiake. Opozita mos të helmojë mendjen e shqiptarëve. Mbrojtja e të miturve nga pijet e energjike dhe me sheqer të shtuar është jetike. Do të doja që opozita të na bashkohej sot në Kuvend. Sot i drejtohem strukturave shtetërore, të cilat kontrollojnë cilësinë ushqimore. Menjëherë të nisin masat, jo vetëm në gjobat, por edhe me fushatat ndërgjegjësuese. Thirrje të gjitha familjarëve të kontrollojnë fëmijët e tyre, sepse situata nuk zgjidhet thjesht me ndryshimet ligjore”, tha Vasilika Hysi.
“Sot diskutohen dy nisma të rëndësishme. Do doja qe opozita të ishte sot këtu. Fatkeqësisht opozita e vendit ka dalë nga republika dhe ka dalë në mbrojtje të veseve. Bërtasin për lirinë e fjalës, ata që me lirinë nuk dinë se ç’bëjnë. Nisma e deputetit Brace, projektligjit për kufizimin e alkoolit.” Tha mes tjerash, deputetja Elisa Spiropali.