Tuesday, April 23, 2024
Home Politikë Dako deklaron se i ka duart “si akullore”, por Ambasada amerikane i...

Dako deklaron se i ka duart “si akullore”, por Ambasada amerikane i refuzoi vizën

0
577

Tre herë në krye të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, surprizoi në studion e emisionit “Opinion”, duke deklaruar se është normale të kontaktojë apo të kërkojë mbështetjen e trafikantëve të drogës për të mbledhur vota.

 Dako: “E di kush janë, por nuk i paragjykoj njerëzit unë.Niçja është një qytetar i Durrësit, nga ky grupi që është arrestuar. Aty thonë duhet të ketë qenë para zgjedhjeve. Në çdo takim i falenderoj njerëzit që kanë qenë në takim, faleminderit njërit, faleminderit tjetrit. Astriti është vëllai i Niçes. Kjo është politika, nuk jemi në kohën e Enverit. Ai bën një luftë për mua, fiton vota, kontribuon. Mos t’ia bëj një telefon unë? Tashi ne mos bëjmë fushatë?”

I pyetur nëse ndonjë prej personave të arrestuar në bandën e Shijakut ka marrë favore apo ka përfituar leje ndërtimi prej tij, Dako është shprehur që jo dhe nuk ka bërë favore.

Dako tha se në lidhje me pastërtinë e figurës së tij nuk mund të flasë askush për shkak të punës dhe reputacionit të tij.

 Dako: “Nuk mund të dalë kreu i opozitës dhe të thotë të arrestohet kreu i Bashkisë së Durrësit, unë jam njeri dhe kam ndjenja, por mbi të gjitha kam dhe familje. Unë jam njeri me reputacion jo vetëm në Durrës, por në të gjithë Shqipërinë. Unë jam akullore, duart e mia janë akullore të pastërta dhe jo si kreu i opozitës që i ka me gjak dhe të zeza“.

Por kryebashkiaku i Durrësit pranoi i është refuzuar viza nga Ambasada amerikane në Tiranë.

Dako:“Kam shkuar me vajzën dhe gruan në ambasadë për të marrë vizën. Më pyetën te sporteli sa shtëpi ke, dy shtëpi i thashë. Sa makina ke, tre kam i thashë. Refuzimi i vizës ishte i përkohshëm. Mund të aplikoni sërish, më njoftuan nga Ambasada”.

Ai tha se më tej nuk kishte tentuar të aplikonte për vizë, pasi i druhej faktit që kjo histori mund të përdorej në media nga opozita./Opinion/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here