Wednesday, October 4, 2023
Home Kronika Krimet e Rënda heqin nga duart dosjen e “Babales”, ia kalojnë Tiranës

Krimet e Rënda heqin nga duart dosjen e “Babales”, ia kalojnë Tiranës

0
523

 Prokuroria e Krimeve të Rënda i kalon për kompetencë Prokurorisë së Tiranës dosjen ‘Babale’.

Jetmir Olldashi, Albert Veliu, Fredi Alizoti si dhe deputeti demokrat Ervin Salianji akuzohen për kallzim të rremë.

Ndërkohë Prokuroria e Krimeve të Rënda kanë mbajtur në hetim materialin në të cilin bëhet fjalë për dyshimet e trafikimit ndërkombëtar të drogës. Me audiopërgjimin e publikuar nga PD, kjo parti akuzon vëllanë e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj se vijonte trafikun e drogës drejt Italisë.

Aktualisht Fredi Alizoti cili pretendon se ka luajtur rolin e Agron Xhafës në audiopërgjimin me Albert Alliun të njohur si Babalja është në masë sigurie arrest me burg. Ndërkohë gazetari Jetmir Olldashi është në masën e sigurië detyrim me paraqitje.

Masa e arrestit me burg në mungesë është lënë dhe për Albert Veliun të njohur dhe si Babalja. Ky i fundit ndodhet në Kosovë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here