Manjani lëshon alarmin: Katastrofë! E bënë shtetin gallatë! Drejtësinë sallatë!

0
565

Pas publikimit të përgjimeve te shumta në media për zyrtarë të implikuar në afera korruptive dhe kriminalitet ka reaguar edhe ish Ministri i Drejtesisë Ylli Manjani. Në një shenim në faqen e tij ne facebook ai shkruan se ”E bënë shtetin gallatë! Drejtësinë sallatë!. E vetmja mënyrë për të mbrojtur krimin e pushtetarëve kjo ishte!”

Ja postimi i plotë i ish Ministrit:

Katatastrofë!

Dhjetëra faqe dokumentash zyrtarë, të klasifikuar për shkaqe hetimore, gjenden sot në media!

Prokurori, e cila është pronare e atyre dokumentave, në vënd ti ruante me fanatizëm i nxori në media në papergjegjshmëri të plotë!!

Ato dokumenta u prodhuan për të ndihmuar prokurorinë të godasë krimin. Por ajo vendosi ta mbrojë atë, duke nxjerre në publik indiciet zyrtare!

Skandal sa më s’ka!

Tashmë çdo lloj hetimi i mëtejshëm nuk ka kuptim sepse indiciet janë bërë publike dhe “të interesuarit” kanë siguruar alibitë e tyre!

E bënë shtetin gallatë! Drejtësinë sallatë!

E vetmja mënyrë për të mbrojtur krimin e pushtetarëve kjo ishte!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here