Friday, April 19, 2024
Home Politikë Ndryshimi i kufijve, Meta: Po konsumon shumë energji për objektivat e gabuara

Ndryshimi i kufijve, Meta: Po konsumon shumë energji për objektivat e gabuara

0
547

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka deklaruar se propozimi për ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë po konsumon shumë energji për objektivat e gabuara.

Në ligjëratën e tij në Qendrën Europiane “Xhorxh Marshall”, kreu i shtetit shqiptar u shpreh se dialogu mes të Kosovës dhe Serbisë, i udhëhequr nga BE-ja, po hyn në fazën e vet përfundimtare, në më të rëndësishmen dhe kritiken.

Meta: Sipas mendimit tim, nevojiten vetëm përpjekje të bashkërenduara amerikane dhe europiane për ta çuar derinë fund këtë punë ende të papërfunduar, ose këtë fazë të rëndësishme konsolidimi në Ballkan.

Propozimi i fundit për një debat të ri mbi atë që do të përbënte marrëveshjen përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, po konsumon shumë energji për objektivat e gabuara. Ai as nuk e konsolidon dhe as nuk e paqton rajonin.

Ky debat tha kreu i shtetit shqiptar, po zhvillohet me një gjuhë të ashpër provokuese.

Meta: Hapja e një debati të tillë në një kohë kur janë ngritur flamujt e kuq sinjalizues e paralajmërues nga SHBA-ja dhe BE-ja për përfshirjen e aktorëve të tretë në rajon, e bën atë edhe më alarmues.

Kemi parë se gjatë javëve të fundit, retorika politike po zhvillohet me një gjuhë të ashpër provokuese, duke ringjallur “nostalgjinë’ e regjimit të tmerrshëm të genocidit. Nuk mund të ketë një kërcënim më të drejtpërdrejtë se ky për sigurinë tonë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here