Wednesday, November 21, 2018

Tërmet i fuqishëm 6.8 ballë në Greqi, lëkundjet u ndjenë edhe në Tiranë

163
0

Disa tërmete janë regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në detin Jon. Tërmeti më i fuqishëm ishte me magnitudë 6.8 ballë, i cili u pasua nga disa  tërmete të tjera.

Epiqendra ishte rreth 36 kilometra larg ishullit grek Zakinthos, por lëkundjet janë ndjerë edhe në Shqipëri, Itali dhe Maltë.

Tërmetet në detin Jon me magnituda që varionin nga 3.7-5.6 janë regjistruar brenda një intervali të shkurtër kohor.

Ndërkohë në shtetin helen, agjencia zyrtare e lajmeve ANA-MPA njofton se magnituda ishte 6,9 grade te shkalles Rihter, dhe në ishullin e Zakinthos u ndërpre për disa minuta furnizimi me energji elektrike.

Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë në Greqi lëshoi alarmin për cunam, duke paralajmëruar qytetarët të qëndrojnë larg nga brigjet dhe plazhet.

Tërmeti me magnitudë 6.8 i pasur nga disa lëkundje të tjera ka shkaktuar dëme materiale në të gjithë ishullin Zakinthos.

Të gjitha shkollat e ishullit Zakinthos do të mbyllen sot me urdhër të kryetarit të komunës Paul Kolokotsa.

LEAVE A REPLY