Thursday, April 25, 2024
Home Politikë Vetingu në politikë, Salianji kërkon përshpejtim të procesit: Mos bëni teatër

Vetingu në politikë, Salianji kërkon përshpejtim të procesit: Mos bëni teatër

0
610

Deputeti i PD, Ervin Salianji, i cili ishte i vetmi që përfaqësoi opozitën në seancën dëgjimore me biznesin për procesin e vetingut në politikë kërkoi përshpejtim të procesit.

Gjatë fjalës së tij, ai tha se seancat dëgjimore po zhvillohen me qëllim shtyrjen në kalendat greke të këtij procesi. Pas fjalës, deputeti demokrat u largua nga seanca.

Ervin Salianji: Është e qartë se mazhoranca nuk e do vetingun e politikës dhe është e qartë se qytetarët shqiptarë duan njëherë e mirë, sidomos pas zbulimit të ngjarjeve të lidhjes së politikanëve me krimin, të shkëputen njëherë e mirë lidhjet e politikanëve me krimin. Ne si PD kemi kërkuar kontrollin e integritetit të politikanëve, të lidhjes së tyre me krimin dhe kontrollin e pasurisë së politikanëve. Këto nuk besoj se ka qytetar që i do. Nuk besoj se ka qytetar që nuk traumatizohet kur kryetar bashkie të zgjedhur nga PS thonë se “unë e njoh Niçen” dhe na i shesin si normalitet.

Në 5 vite ato që ne kemi thënë si opozitë, sot po dalin qartazi të lidhur me krimin. Atë që ne kemi kërkuar dhe kërkojmë me forcë sot, që gjenden në përgjimet e prokurorisë dhe përgjimet e partnerëve, këta zotërinj mund të dënohen sic ndodhi me ish-deputetët e PS, që tu vijë radha pas 5 vitesh apo edhe më shumë. Por ne kërkojmë që sot pa asnjë vonesë të bëhet kontrolli i integritetit dhe pasurisë së politikanëve, njësoj si me gjyqtarët dhe policët. Nuk ka më arsye pse politikanët të jenë të privilegjuar në këtë shoqëri. Nuk ka arsye për ta shtyrë në kalendat grekë këtë proces.

Situata sot në Shqipëri është dramatike për shkak të revanshit të krimit ndaj institucionit dhe shtetit dhe përfshirjes së personave të lidhur me krimin, drejtpërdrejt në lidhje me qeverisjen. Vullneti i PD është vullneti i cdo qytetari. Ne duam të shkëpusim lidhjet e politikës me krimin, të bëjmë dekriminalizimin e zgjedhjeve dhe të bëjmë kontrollin me paketën antimafia,  të çdo biznesi që ka përfituar në mënyrë të pandershme. Kështu që kërkoj të përshpejtohet ky proces, të mos bëjmë teatër me qytetarët duke thërritur në dëgjesa çfarëdo lloj marifeti vetëm për ta shtyrë dhe për ta futur në pafundësi zgjatjen dhe miratimin e vetingut të politikanëve që sot e kërkon çdo qytetar shqiptar.  

Sot duhet të ishte dita kur ju si mazhorancë duhet të kërkonit ndjesë për ata përfaqësues i keni futur në parlament dhe sot dalin me lidhje të forta me krimin dhe kriminelët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here