Prokuroria e Krimeve të Rënda ka pranuar se kryetari i bashkisë së Durrësit Vangjush Dako është një nga personat që po hetohen në dosjen e veçuar pas 44 urdhërarrestimeve në të gjithë vendin.
Pas kërkesës së Ora News për informacion nëse prokuroria ka regjistruar çështje penale për Vangjush Dakon, këshilltari për median në Prokurorinë e Përgjithshme, Denion Ndeenika tha: Po hetohet veprimtaria e tij dhe e shumë personave të tjerë dhe në përfundim do të konkludohet nëse ka elementë të veprës penale.