Wednesday, September 27, 2023
Home Politikë Luan Rama: Dorëheqja e Xhafajt si parathënie e rënies së Ramës

Luan Rama: Dorëheqja e Xhafajt si parathënie e rënies së Ramës

0
471

Zëvendës kryetari i LSI, Luan Rama ka reaguar përmes një statusi në facebook, lidhur me largimin e Fatmir Xhafajt nga posti i ministrit të brendshëm. “Dorëheqja e ministrit si parathënie e rënies së kryeministrit!” kështu e nis Luan Rama reagimin e tij, ndërsa shkruan se pavarësisht rrethanave dorëheqja e Ministrit të Brendshëm, është në vetvete një akt qytetar dhe dinjitoz.

“Dorëheqja si institucion në politikën shqiptare, për fat të keq vazhdon të mbetet episod, pa mundur të bëhet dot një fenomen i qasjes së përgjegjshme, të paktën në dimensionet e skrupujve moralë. Por gjithësesi, edhe ky episod thotë shumë më tepër nga sa është “lexuar” deri tani.” Shkruan Tahiri ndërsa shton se Me largimin e Fatmir Xhafës krijohet iluzioni sikur qeveria shpëtoi më në fund nga “targeti” i goditjes, por në fakt është e kundërta!

Postimi i Plote:
Dorëheqja e ministrit si parathënie e rënies së kryeministrit!
Pavarësisht rrethanave e përtej komenteve nëse është e vonuar apo e detyruar, dorëheqja e Ministrit të Brendshëm, është në vetvete një akt qytetar dhe dinjitoz i Fatmir Xhafës, por që nuk e shpëton dot qeverinë dhe qeverisjen tërësisht të kriminalizuar e të identifikuar si të tillë në tipologjinë e vetë kryeministrit.

Dorëheqja si institucion në politikën shqiptare, për fat të keq vazhdon të mbetet episod, pa mundur të bëhet dot një fenomen i qasjes së përgjegjshme, të paktën në dimensionet e skrupujve moralë. Por gjithësesi, edhe ky episod thotë shumë më tepër nga sa është “lexuar” deri tani.

Me largimin e Fatmir Xhafës krijohet iluzioni sikur qeveria shpëtoi më në fund nga “targeti” i goditjes, por në fakt është e kundërta!
Dorëheqja është vetëm paralajmërimi i rënies, që nis kësisoj me shëmbjen e pikës së referimit të bashkëpunimit të partnerëve ndërkombëtarë!
Operacionet e fundit të policisë dhe goditja e disa grupeve kriminale, dukshëm të lidhura me klanet e qeverisë e që e ushqejnë atë, në fakt do të duhej të kishte stimuluar dorëheqje të tjera dhe jo atë të Fatmir Xhafës. Mirëpo me sa duket, pjesa e keqe brenda qeverisë është shumë më e madhe dhe ende më e fortë nga sa duket!
Me dorëheqjen e vet, Fatmir Xhafa jo vetëm distancohet nga ajo pjesë, por duke u larguar prej qeverisë, na jep mundësinë të shohim më qartë e të kuptojmë se deri ku mberrijnë tentakulat e krimit, që deri tani fshiheshin pas mbiemrit të tij!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here