Reagimet e opozitës për largimin e Fatmir Xhafajt

0
389

Për PD largimi i Fatmir Xhafajt është fitorja e parë e opozitës për të pastruar politikën nga krimi.

Në një reagim në facebook kreu i opozitës akuzoi kryeministrin se me Xhafajn në krye të ministrisë së Brendshme vuri në kontroll policinë dhe prokurorinë dhe se beteja e opozitës nuk mbyllet me këtë duke nënkuptuar largimin e Ramës.

Lulzim Basha: Largimi i Fatmir Xhafës, të vetmit ministër të brendshëm në Europë me vëllain trafikant droge, është një hap i rëndësishëm në betejën tonë për të pastruar politikën nga krimi. Me Fatmir Xhafën krimi vuri nën kontroll të plotë policinë dhe prokurorinë. Por largimi i tij është vetëm fillimi i shkërmoqjes së bashkëqeverisjes së Edi Ramës me krimin. Beteja për çlirimin e politikës, ekonomisë dhe shoqërisë nga krimi do të vazhdojë deri në fitore. Shqiptarët meritojnë një qeveri që punon për njerëzit.

Edhe LSI e ka komentuar dorëheqjen e Xhafajt në rrjetet sociale. Ish-ministri i Brendshëm në kohën e Fatos Nanos, Luan Rama shkruan se largimi i ministrit është vetëm paralajmërim për rënien e qeverisë,

Luan Rama: Me largimin e Fatmir Xhafës krijohet iluzioni sikur qeveria shpëtoi më në fund nga “targeti” i goditjes, por në fakt është e kundërta!  Dorëheqja është vetëm paralajmërimi i rënies, që nis kësisoj me shëmbjen e pikës së referimit të bashkëpunimit të partnerëve ndërkombëtarë.

Të njëjtën gje shkruan edhe Petrit Vasili në pozicionin e kreut të grupit të LSI.

Petrit Vasili: Po ky kryeminister i shplare politikisht dhe moralisht,pa te shkuar dhe pa asnje te ardhme ç’ben akoma ne ate zyre. Apo sigurisht zvarritet edhe ca, per te ikur turpshem dhe pa asnje dinjitet sic vetem ai mund te iki

Edhe partitë e tjera në opozitë si PBDNJ dhe PDIU e kanë komentuar ikjen e Xhafës si paralajmërim për rënien e qeverisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here