Do të mbetet gjeneral apo do të humbasë gradat Sandër Lleshi, ja prova e parë

0
585

Dorëherqja e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj ka shkaktuar valë reagimesh mbi dritëhijet e vendimit të Xhafajt i cili në deklaratën e tij, përveçse shprehej se kishte shërbyer me pasion nuk dha arsyet që e çuan ata drejt këtij vendimi drastik. Xhafaj u largua në një moment delikat pas arrestimeve të bujshme të disa emrave të njohur të botës së krimit, por edhe dy ish-deputetëve të PS-së.

Ndërkohë shumë zëra artikulojnë se ikja e tij ka të bëjë me kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dakon, i cili nga përgjimet rezulton të ketë lidhje me grupin e “Avdylajve”. Por menjëherë pas daljes televizive të parë të Dakos i cili nuk mohoi atë çfarë thuhej në përgjime, madje me tone kërcënuese shprehej se “nuk kishte birë ku*rve” që ia kalonte atij në fushatë pasi ua hapte të gjithëve telefonin dhe ishte një “supermen”, Rama u shfaq krah tij në Durrës.

Për gazetarin Basir Çollaku prova e parë e ministrit të ri Sandër Leshi është Vangjush Dako.

“Poblemi i ministrit te ri te brendshem eshte, a do te mbetet Lleshi, gjeneral ne detyren e re, apo do te humbase gradat. .?! Dako eshte prova e pare..Xhafa ndonese me i forte shume here, nuk ia doli…”, shkruan Basir Çollaku në ‘Facebook’.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here