Presidenti i Republikës Ilir Meta është takuar me Presidentin e Turqisë Recep Tayyip Erdogan në vizitën e tij në Turqi gjatë inaugurimit të aeroportit të ri të madh të Stambollit.
Kreu i Shtetit ka postuar foto në “Facebook” nga takimi me homologun turkm ndërsa shpreh kënaqësi për bisedën. Në takim siç shihet nga fotot e publikuara nga Presidenti Meta marrin pjesë dhe liderë të tjerë të rajonit, si Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç.

“Kënaqësi e veçantë ta uroja Presidentin e Republikës së Turqisë, Rexhep Taip Erdogan për 95-vjetorin e themelimit të Republikës së Turqisë e njëkohësisht për inagurimin e aeroportit të ri të madh të Stambollit.🇦🇱🇹🇷”, shkruan Meta.